Nga tutor online në social media influencer, duke kaluar nëpërmjet asistentes virtuale, janë profesione që kanë zero shpenzime e kosto fillestare të ulët. Mundësitë e punësimit në internet, falë zhvillimit të teknologjisë digjitale, janë gjthmonë e më të shumta. Për këdo që të donte të fillonte të ushtronte një profesion të tillë, midis aspekteve positive që duhet të marrë parasysh, është kostoja e ulët e fillimit të veprimtarisë. Për të nisur një profesion online është e mjaftueshme një lidhje interneti e një kompjuter.
Cilat janë veprimtaritë që mund të zhvillohen në distancë?
Asistente virtuale
Rritja e shoqërive që punojnë pa një seli fizike ka bërë të mundur të dalë në pah një figurë e re profesionale, ajo e asistentes ose sektretares virtuale. Administrimi i telefonatave, shërbimi i klientëve, organizimi i takimeve, kontrolli dhe seleksionimi i postës elektronike, janë disa nga detyrat që i besohen kësaj figure. Mjafton që të kërkoni në Google ose motorë te tjerë te kërkimit ” virtual assistants” o “executive assistants” për të pasur më shumë informacione mbi këtë profesion, ose duke vizituar web sait-et:
http://www.elance.com, http://assistentivirtuali.org.
Mësim online
Metoda e mësimi në distancë (web learnig) nëpërmjet sistemeve informatike (internet) sa vjen e po bëhet metoda më e perdorur e më cilësore e edukimit falas ose me pagesë. Për të ushtruar këtë profesion,mjafton të keni në dispozicion një web kamera, një program (siç është Skype) i cili mundëson komunikimin, (telefonata,video, shpërndarje të informacionit) nëpërmes internetit, të dy kompiuterave apo celularëve, me pagesë ose jo. Mund të realizoni këtë profesion edhe në platformat e kurseve masive (massive open online course):
http://wwwmooc.org të huaja e shqipëtare http://www almooc.com
Redaktor online
Web content editor, është një ndër profilet profesionale më të kërkuara nga ndërmarjet. Ka për detyrë të redaktojë e trasnformojë tekstet multimediale online në instrumente efikase fitimi mbi bazat e marketingut në social media e internet. Po flasim për të gjitha ato figura profesionale që krijojne tekste e gjenerojnë debate online si blogger, copywriter e web editor.
Vlogger
Më mirë, profesioni i Video blog-ger-it ose YouTube-r-it që kanë qindra o mijëra ndjekës në kanalin e tyre, profesional ose të çdo lloj tjetër kategorie. YouTube, web sait-i, që zë vend të tretë pas Google-it e Facebook-ut për klikime, paguan edhe pse me shifra të ulëta por të garantuara të gjitha reklamat e publikuara në kanalet e tyre. Mund të kërkoni 10 më të mirët por unë do të sjell një shembull konkret, një fenonem shqiptar, që është shumë aktiv në rrjetet shoqërore e ka shumë ndjekes në kanalin e tij YouTube:
https://www.youtube.com/channel/UCH-eWXkJe8P9ZmhhFgsPLFg. Nilidon Pepushaj.
Social Media Manaxher
Me shpërthimin e rrjeteve sociale ky profesion është bërë nga më të kërkuarit, ndryshe nga ç’farë duket, nuk është fjala vetëm tek postimi i fotove apo teksteve në Facebook, Twitter, o Instagram, por te njohja e strategjive të komunikimit, të marketingut e të bazave SEO (Search Engine Optimization). Më qartë bëjnë të mundur që web sait-i të jetë i dukshëm në mediat sociale, komunitet virtuale, të jetë në vendet e para në motorët e tanishëm të kërkimit.
Dizajneri grafik
Është një nga aktivitetet më të kërkuar të shoqërive që operojnë në web; merret me formësimin grafik të faqeve të internetit. Ky profesion mund të kryet edhe nga shtëpia me kusht që personat të kenë njohuri të progresit teknologjik, e të gjuhës së programimit web PHP.