social media

Roli i rrjeteve sociale në të ardhmen e veprimtarisë suaj

Rrjetet sociale
Tashmë është e ditur dhe e provuar në mënyrë të qartë e të plotë se rrjetet sociale bëjnë të mundur që të krijohen, zhvillohen dhe pasurohen jo vetëm marrëdhëniet personale, por edhe marrëdhënie pune dhe profesionale. Ky është shkaku që këto rrjete janë kaq të populluara e, për rrjedhojë, kanë sjellë një dryshim rrënjësor jo vetëm në mënyrën e përvetësimit, të përdorimit, por edhe të shpërndarjes së informacioneve, gjithmonë duke bërë kujdes të posaçëm për të ruajtur të dhënat vetjake dhe familjare. Le të sjellim disa shifra që flasin vetë qartë sesa e përhapur është dukuria e përdorimit të internetit e të rrjeteve sociale në kulturën e individëve.

Rrjetet sociale në përqindje:

37% e popullsisë botërore është aktive në rrjetet sociale, 45% e popullsisë shqipëtare përdorin si burim informacioni mediat sociale e 80% e tyre përdoret nga grup moshat 18 deri 34 vjeç si meshkuj ashtu edhe femra

Duke parë shifrat që shtohen nga dita në ditë, edhe rrjetet shoqërore si: “Facebook” (më i përdoruri) “Linkedin”,”Twitter”, “Instagram”, etj., po vënë në dobi dhe përdorim të atyre që kanë një jetë shoqërore aktive dhe veprimtari të frytshme e në zhvillim e sipër, mjetet e duhura për sipërmarrjen e tyre, duke shpresuar që do t’u vijnë sadopak në ndihmë që të zgjerojnë rrjetin e njohjeve dhe kontakteve, si dhe për të përhapur edhe më shumë veprimtarinë e tyre, mundësisht fitimprurëse.

Na pëlqen apo jo e tashmja dhe e arrdhmja është në dorë të epokës digjitale. Statistikat në rritje janë tregues dhe udherrëfyes të domosdoshmërisë për ata që kanë një veprimtari  në zhvillim e sipër që ti përshtaten këtij realiteti sa jetik, aq edhe të nevojshëm. Interneti dhe ndërveprimi social është një mjedis ku mediat si portalet, faqet vetjake dhe kontaktet janë instrumente që të mundësojnë e të lejojnë ti bësh ballë një evolucioni të tillë të pa parë dhe ende te pashfytëzuar siç duhet nga njerëzimi

Disa nga përparësitë e të qenit të pranishëm në rrjetet shoqërore me veprimtarinë tënde:

Të gjithë konsumatorët përpara se të bëjnë një zgjedhje, një njohje të re, një kërkesë miqësore për kontakt, u hedhin një sy profileve shoqërore. Ata dëshërojnë të komunikojnë në mënyrë shoqërore e rrjeti kibernetik social e ofron dhe e plotëson më së miri këtë mundësi dhe kërkesë njerëzore, por edhe të tregut, duke krijuar një farë marrëdhënieje të re dhe bashkëkohore mes blerësit dhe ofruesit të një prodhimi të caktuar apo shitësit. Siç ndodh në realitet e në jetën e përditshm, ashtu edhe në internet mund të bëjnë reklamë negative o pozitive, një lloj oferte origjinale, gjë që ndikon në shitje, dhe kjo “marrje dhe dhënie” on line është e drejtpërdrejtë,  e sinqertë dhe pa hile.

Të jesh i pranishëm aty ku klientët kërkojnë, anembanë botës, në çdo çast, përmirëson jo vetëm reklamimin, njohjen dhe shpërndarjen e prodhimit tënd origjinal, që më konkretisht do të thotë se falë rrjeteve mund ti kategorizosh klientët në bazë të moshave, gjinisë dhe interesave si dhe tu përcaktosh profilin e duhur, por nga ana tjetër, të mundëson që të mos harxhosh mund, djersë, kohë e të holla për reklamimin e prodhimeve, siç bëhej dikur kur shitësit bridhinin me vështirësi derë më derë duke u përpjekur t’u mbushnin mendjet klientëve të ardhshëm.

Pse mos të mos përfitojmë atëherë nga kjo mundësi?

Le të shohim bazat për një përdorim sa më të mirë të mediave sociale në këdvështrimin dhe në pikësynimin vetjak që më vonë, do t’ju ndihmojnë per të pasur dobi nga ky univers ose thjesht për të përmirësuar mënyrën, me të cilën u drejtoresh miqve dhe klientëve të ardhshëm.

Të dini të dëgjoni kërkesat dhe të merni ne shqyrtim nevojat e atyre që përdorin rrjetin shoqëror duke vëzhguar çfarë shprehin. Qindra e mijëra idividë ndajnë në social çdo ditë ide, imazhe, e marrin pjesë në grupe e në diskutime. Në qoftë se web-i u jep përgjigjje pyetjeve tona, rrjetet sociale na lejojnë dhe mundësojnë të thithim e të kapim nevoja që ende nuk janë shprehur.

Të dini të ndërveproni, të dini të bisedoni me përdoruesit e rrjeteve sociale ju ndihmon të kuptoni më mirë nevojat e tyre e për rrjedhojë, nëse shërbimet apo prodhimet tuaja mund t’i ndihmojnë ata të zgjidhin problemin apo të kënaqin nevojat që kanë.

Ofroni cilësi. Për të pasur sukses e për të marrë besimin e klientëve, është e domosdoshme ti bëni ata të marrin pjesë  me mëndje e zemër, duke krijuar jo vetëm material informativ për ti njohur me veprimtarinë tuaj, por edhe duke u ofruar një shërbim cilësor që nuk i bëjnë të humbasin kohë, lekë dhe energji. Pyetini ata në qoftë se dëshërojnë të dinë më shumë dhe, patjetër që do ta vlerësojnë. Bëhet fjalë për reciprocitet, aq më tepër për marrëdhënie të sinqerta njerëzore. Shumica e pakënaqësive vjen pikërisht nga informacione të rreme.

Shpresoj të kem trasmetuar rëndësinë e të qenit të pranishëm on line e të përdorimit specifik të mediave sociale për njohjen e sipërmarrjes suaj e për krijimin e marrëdhënieve fitimprurëse me klientë të mundshëm.

Procesi është gradual, kërkon kohë e kompetenca për të zgjedhur strategjinë e duhur e kanalet sociale që do t’ju ndihmojnë për ti dhënë dukshmëri  dhe pse jo edhe fitim veprimtarisë suaj. Në qoftë se nuk jeni ekspert në këto dy fusha është e këshillueshme të zgjidhni një profesionist. Kështu nuk do të hiqni dorë nga ajo që digjital sjell dhe mundëson pikërisht në ekranin e kopjuterit tuaj vetjak:

” Një pjesë të mirë të rëndësishme të tregut”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*