social media

Si të menaxhoni profilin tuaj me aplikacionin Iconosquare.

Platformë web për Instagram e Facebook

ICONOSQUARE -PLATFORMA WEB PËR INSTAGRAM

Duke krijuar një account personal për profilin tuaj Instagram ose profilet tuaja social media në këtë aplikacion do të përfitoni 14 ditë falas për përdorimin e tij, duke  ju dhënë kështu mundësia të testoni profilet tuaja; njëkohësisht të vëzhgoni dhe të ndërveproni me një sasi mbresëlënëse të të dhënave, nëse bëjmë krahasimin me ato statistika që na ofron Instagram.

Si asitente virtuale nuk mund të mos përfitoja të testoja profilet e mia, atë Instagram në veçanti, me këtë mjet online në dispozicion, prandaj me pak rreshta dua t`ju tregoj disa nga të dhënat që mund të merrni prej tij.

Pse duhet të përdorni Iconosquare për të analizuar profilin tuaj?

Pika fokale e këtij mjeti (i disponueshë si për Android dhe iOS) është aftësia për të menaxhuar statistikat e aktivitetit në llogarinë tuaj. Le të sjellim disa shembuj: përmbatjet e postuara që kanë nxitur më shumë ndërveprime, ditët dhe koha më e mirë e postimit, apo rritja e profilit në shkallë javore, krijimi i disa ikonografikave, mjet i dobishëm për një ndikim pamor  që përmbledhin ecurinë e strategjive tuaja, si dhe përdorimi i tyre për prezantime  dhe raporte. Një tjetër pikë fokale është aftësia për të parë me shpejtësi fotot dhe hashtag-ët  që keni përdorur, për të komentuar e ndërvepruar me ata që ju ndjekin; po kështu dhe aftësia për të studjuar në të njëjtën kohë edhe konkurrentët.

Si të optimizoni në mënyrë profesionale praninë e markës apo profilit Instagram

Të dhënat më të rëdësishme që mund të merrni nga kjo shtojcë lidhen me përmbajtjen e postuar, cila ka sjellë më shumë komente apo pëlqime,  cila ka qënë ora apo dita e postimit që ka ngjallur më shumë interes. Në bazë të komenteve apo pëlqimeve mund të shihni sesi rritet komuniteti juaj, sa ndjekës mund të fitoni apo të humbisni në një sasi kohe të caktuar,  të gjitha këto të dhëna përditësohen pothuajse çdo orë. Matni performancën tuaj të postimeve (duke marrë parasysh statistikat e lartpërmendura) gjatë 24 orëve të para dhe krahasojini  me ato të postimeve tuaja të mëparshme.

Si të analizojmë disa nga statistikat e ofruara

Le të shikojmë komunitetin

Të dhënat për të, do i gjeni tek pasqyra. Ajo, ndërr të tjera, ju ofron numrin tërësor  të komunitetit, numrin e rritjes  dhe të humbjes së tyre, çfarë kategorie i përkasin (account privat apo publik), ndikimin e tyre (kanë më shumë ndjekës sesa ata që ndjekin); të shprehur në përqindje do të gjeni edhe lokalizimin e tyre (shtetet përkatës) sa aktivë janë ata në Instagram. Nëpërmjet ndërveprimit të tyre mund të dalloni cilat nga filtrat e përdorura për fotot apo prezantimet tuaja është pëlqyer më shumë.

Mund të gjeni edhe burime të ofruara nga Iconosquare, guidë webinar, artikuj të ndryshëm apo eBook, po kështu edhe  shembuj nga markat më të ndjekura në Instagram për të parë se si performojnë, duke zgjedhur kategorinë që ju intereson më shumë.

Të gjitha të dhënat mbi profilin mund t’i keni nëpërmejt e-mail-it tuaj, por, mos harroni se këto shërbime janë me pagesë, prandaj do ju këshilloja të testonit për 14 ditë falas të gjitha të dhënat e lartpërmendura, të dhëna të tjera që unë nuk ju solla, por që Iconosquare ju ofron, dhe, më pas, vendosni nëse është kjo platforma e duhur që do t`ju nevojitet për të menaxhuar faqen, markën apo profilin tuaj.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*